English

Topalli, vizitë 2-ditore në Rusi

Tiranë, 23 nëntor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ,në krye të një delegacioni parlamentar po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Rusi me ftesë të kryetarit të Dumës Shtetërore ruse, Boris Grizllov.

Vizita e saj në Moskë është e para në këto 15 vitet e fundit dhe synon t’i japë një dimension krejt të ri dhe një bashkëpunim aktiv marrëdhënieve, jo vetëm midis dy parlamenteve, por edhe thellimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me interes reciprok me këtë vend të rëndësishëm.

Gjatë qëndrimit të saj në Moskë, Jozefina Topalli do të zhvillojë bisedime me kryetarin e Dumës, Boris Grizllov dhe do të takohet me nënkryetaren e Dumës si dhe me krerë të Komiteteve të Dumës Ruse.

Në vijim të vizitës të saj në Rusi, kryetarja e Parlamentit do të vizitojë Shën-Petërburgun, ku do të pritet nga zyrtarët më të lartë të këtij qyteti.

n.e/NOA

KOMENTE