Këngëtarja Tuna Sejdiu duket se nuk po kalon kohë të mira në Prishtinë, qytet në të cilin u vendos përfundimisht pas martesës me Rilind Reka.
Sipas burimeve të afërta pranë këngëtares me origjinë nga Maqedonia, ajo është duke kaluar një periudhë depresive, për shkak të mungesës së familjarëve dhe rrethit të ngushtë shoqëror, të cilët nuk i ka në Kosovë. “Tunën e ka marrë shumë malli për Maqedoninë, vendin ku lindi dhe u rrit, për miqtë dhe të afërmit që ka atje, por edhe Prishtinën ajo e do fort”, thonë burimet. Një tjetër mikeshë e këngëtares thotë se Tuna mund t’i vizitojë sa herë të dojë familjarët e saj në Maqedoni, por zhvendosja e aktivitetit artistik në Kosovë, ia bën ndonjëherë të pamundur këtë. Kohë më parë, Tuna dhe Rilindi janë zhvendosur në një apartament të ri në Prishtinë, shkruan Kosovapress.