English

Turma shtyp 370 persona, tragjedi në Kamboxhia

Kamboxhia, 23 nëntor, NOA - Më tepër se 370 veta vdiqën si pasojë e shtypjes së turmës së njerëzve gjatë zhvillimit të Festivalit Ujor në kryeqytetin e Kamboxhias Pnom Pen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e panikut që kapi turmën pasi disa njerëz humbën ndjenjat.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 750 persona të tjerë morën trauma të ndryshme. Autoritetet e Kamboxhias e shpallën 25 nëntorin ditë zie për nder të kujtimit të viktimave.

Kryeministri Hun Sen e quajti ngjarjen që ndodhi tragjedinë më të madhe që nga kohërat e drejtimit të regjimit gjakatar të “khmerëve të kuq”.

a.k/NOA
KOMENTE