Vlorë, 23 Nëntor 2010 NOA – Një shpërthim i fuqishëm lënde eksplozive është ndjerë para pak minutash në qytetin e Vlorës.
Të dhënat e para flasin për hedhjen në erë të një automjeti tip "Benz" me targa të Tiranës, TR 8891 M.
Burime në vendngjarje i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se makina i përket biznesmenit në fushën e ndërtimeve Endrit Çela.Nuk raportohen dëme në njerëz kurse mësohet se ka dëmtime të konsiderueshme të automjetit që ishte shënjestër e atentatit me lëndë plasëse.
Një grup hetimor u krijua në vendngjarje, tek lagjja “Pavarësia” e qytetit të Vlorës, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit dhe autorët e saj.
Paraprakisht ngjarja shihet jo si një atentat ndaj vetë biznesmenit por si një paralajmërim për të, duke përdorur si edhe në raste të tjera ka ndodhur, dëmtimin me eksplozivi të makinës së të piketuarit nga keqbërësit.
e.r/NOA