Korçë, 23 Nëntor 2010 NOA Update – Një sherr i ardhur nën motive banale, nisur në një kafene dhe vijuar në banesën e të dyshuarit të ngjarjes, ishin shkaqet e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në rrethin e Korçës.
Marsel Dautllari është personi i plagosur dhe Petraq Burnazi, 34 vjeçari që ka gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në fshatin Sovjan të rrethit Korçë, raporton gazetarja e agjencisë NOA.
Autor i dyshuar i krimit, është 41 vjeçari Arben Dautllari nga fshati Sovjan.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore. Pritet të zbardhen më shumë hollësi mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj. Ata zbardhën se si i vrari dhe i plagosuri janë nga fshati Zvirinë i rrethit juglindor.
a.f/NOA
Lexoni lajmin e plote te mëpasshëm:
Korçë, 23 Nëntor 2010 NOA/ Alba Filipi – Autori i dyshua ri vrasjes së sotme në Sovjan të Korçës, u kap në arrati e sipër, konfirmoi policia vendore, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Policia tha zyrtarisht se nga ana e strukturave te Sektorit Kunder Krimeve te Rendane Drejtorine e Policise Qarkut Korçë, është bere arrestimi i shtetasit Arben Dautllari 41 vjeç banues ne fshatin Sovjan-Korçë.
Ai akuzohet se në fshatin Sovjan ka vrare me arme zjarri, një automatik i tipit Kallashnikov model 56, shtetasin Petraq Burnazi 34 vjeç banues në fshatin Zvirine te rrethit te Korçës dhe ka plagosur shtetasin Marsel Dautllarin 26 vjeçar, i cili ndodhet ne spitalin e qytetit te Korçës jashte rrezikut per jeten.
Motivi i kesaj ngjarjeje eshte nje grindjeje e ndodhur mes autorit dhe viktimes ne banesen e ketij te fundit ne fshatin Zvirine.
Menjëherë më as viktima, shtetasi Petraq Burnazi së bashku me te dëmtuarin Marsel Dautllari kane shkuar ne banesen e autorit ne fshatin Sovjan, i cili ne grindje e siper dhe nen efektin e alkoolit ka qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri.
Autori i kësaj ngjarjeje te rende eshte kapur nga forcat e policisë ne qytetin e Korçës, në tentative per tu larguar me nje automjet me targa greke.
Ne cilesine e Proves material jane sekuestruar : nje arme zjarri automatik Kallashnikov model 56, nje kreher automatiku me disa fisheke dhe nje
motorciklete. Policia tha se kryhen veprimet hetimore procedurale per dokumentimin ligjor te kësaj ngjarjeje.
a.f/NOA