English

Balla: Meta ka fshehur 1.7 milionë euro, Prokuroria të fillojë hetimet

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që të hetojnë pasurinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha sot se numri dy i qeverisë ka fshehur nga deklarimi i pasurive një apartament në Tiranë dhe një vilë në Gjirin e Lalzit.

“Apartamenti prej 600 metra katrorë në bllok shkon 1.2 milionë euro ndërsa vila në Gjiirn e Lalzit shkon deri në 500 mijë euro”, tha Balla.

Sipas deputetit socialist shuma e padeklaruar e zëvendëskryeministrit, njëherazi dhe kreut të LSI-së është rreth 1.7 milionë euro.

Ai u shpreh se institucionet përgjegjëse duhet të nisin hetimet. “I bëjmë thirrje prokurorisë së përgjithshme dhe dhe ILDKP-së të nisin e hetimin për fshehjen e pasurisë që përbën majën e ajsbergut të pasurisë së Ilir Metës”, tha deputeti i PS-së.

a.k/NOA

KOMENTE