Tiranë, 24 nëntor, NOA – “Kryebashkiaku Edi Rama nuk kërkonte që ndërtimi i Unazës së Re të ishte një projekt i përbashkët i qeverisë”.
Kështu ka pohuar gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha, duke folur për projektin e Unazës së Re, për të cilën tha se qeveria do të kërkojë borxh fondesh për ta ndërtuar, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, duke i ndarë përgjegjësitë mes pushtetit vendor dhe atij qendror lidhur me këtë projekt të madh.
Berisha e ka kritikuar faktin që Rama nuk ishte dakord për bashkëpunimin me të në lidhje me këtë projekt, duke thënë se qeveria duhet që fondet të mos i përfitojnë ndërtuesit e klanit të tij.
Sipas kreut të qeverisë, Rama nuk mund të marrë përgjegjësi për të ndërtuar edhe në komunën e Farkës, aty ku ai nuk ka asnjë kompetencë.
Më tej, ai tha se kredia për Unazën e Re nuk është djegur ...(vijon)
n.e/NOA