Angli, 24 nëntor NOA - Skuadra e Manchester City tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin për një huazim.
“Po pres vetëm të largohem”, - ka komentuar Emmanuel Adebayor, sulmuesi togolez i City, në një intervistë për revistën Sport Foot.
Megjithatë mund të themi se bëhet fjalë për një “mashtrim” dhe kjo pasi Adebayor nuk është me kombësi italiane dhe si rrjedhojë nuk mund të shkojë në janar tek klubi bardhë e zi.
Megjithatë mund të themi se largimi i tij në merakton dimërore është pothuajse i sigurt, kjo duke parë që prezenca e tij në formacionin e City nuk po shihet.
Pyka e Togos nuk ka gjetur asnjëherë një mirëkuptim me trajnerin italian Mançini. “Nuk e di se çfarë kam bërë gabim me Roberto Mançinin, kurrë nuk më lejon të luaj”, - ka thënë Adebayor.r.b/NOA