Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA – Gjykata e Tiranës vendosi sot të rrëzojë kërkesën e të pandehurit Dritan Minxholli për t’u liruar nga burgu, raporton gazetari i agjencisë NOA.
Vendimi u dha para pak minutash nga trupi gjykues.
I pandehuri ne seancat e fundit ka kembengulu se ai eshte i pafajshem dhe se qendrimi ne mjediset e paraburgimit eshte i paligjshem, afatet sipas tij kane kaluar dhe prova per ta fajesuar, nuk ka.
Gjithsesi, gjykata sot vleresoi se kerkesa e Minxhollit per te dale nga qelia, ishte e pabazuar ne ligj dhe vendosi ta rrezoje atë.
e.r/NOA