Tiranë, 24 nëntor, NOA – Pas 12 vitesh autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e një 33-vjeçari i dënuar për vjedhje në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gëzim Gatillarin, nga qyteti i Fierit, i cili është sjellë sot nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Hatillari është dënuar nga drejtësia shqiptare pasi më 1 qershor të vitit 1998, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka realizuar vjedhjen e disa materialeve me vlerë të konsiderueshme në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, në Marinzë.
Pas vjedhjes policia ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin si autor, por ai është larguar drejt Italisë për t’iu fshehur gjykimit.
Veç akuzës për vjedhje, Hatillari akuzohet edhe për ushtrim dhune, pasi gjatë hyrjes në ndërmarrjen e naftës ka ushtruar dhunë mbi rojet e ndërmarrjes.
Hatillari është kapur pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Ndalimi tij në Itali është bërë në datën 8 prill 2010.
Ndërsa kthimi i tij në Shqipëri u bë sot rreth orës 12:00’, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Për dy veprat penale, Hatillari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 7 vjet burg.
a.k/NOA