Milano, 25 nëntor NOA - Në kompjuterin e tij kishte materiale pedo-pornografike, por të karakterit virtual, e thënë ndryshe, foto dhe video me skena të animuara të përpunuara në kompjuter, që riprodhon sekuenca seksuale të fëmijëve, që ngjasojnë shumë reale. Personi në fjalë u dënua me 2 vjet dhe 2 muaj heqje lirie.
Vendimi u dha nga gjykata në Milano dhe është theksuar se bëhet fjalë për rastin e parë të këtij lloji në lidhje me pornografinë virtuale dhe kjo në bazë të një ligji të futur në vitin 2006.
Gjatë një kontrolli që u zhvillua në muajt e fundit në shtëpinë e personit, një 47-vjeçar, hetuesit kishin gjetur në kompjuterin e tij një sasi të madhe imazhesh dhe videosh të pedo-pornografisë.
Akuza ndaj tij ishte ajo e mbajtjes dhe shpërndarjes së materialeve pedo-pornografike, rreth 1635 të tilla (të cilat janë fshirë), me pamje të reale.
r.b/NOA