English

KMDLNJ dënon vrasjen e policit Arben Sejdiu

Prishtinë, 24 nëntor, NOA - Në mbrëmjen e djeshme, pas një sulmi të armatosur , në shtëpinë e Naim Sejdiut në Grabanicë të Klinës, ka mbetur i vrarë oficeri i policisë së Arben Sejdiu dhe janë plagosur i zoti i shtëpisë Naim Sjediu dhe djali Qemajl Sejdiu.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut dënon me forcë vrasjen e policit dhe dy plagosjet e dy personave të tjerë.

“Ato paraqesin një sulm të rëndë për qytetarët e Kosovës, jetën e dhe pasurinë tyre. Vrasja e policëve të Kosovës paraqet sulm në vetë shtetin e Kosovës. KMDLNJ kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për identifikimin e autorëve të krimit dhe vënien e tyre para drejtësisë”, citohet në deklaratën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë.

Duke vijuar se KMDLNJ kërkon më ngulm që institucionet e Kosovës të zbardhin rastin e vrasjes së policit Arben Sejdiu dhe vrasjen e tjera të policëve të tjerë në Kosovë si dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë për policinë e Kosovës.

“Moszbardhja e këtij rasti dhe rasteve të tjera është një sinjal i keq për sigurinë dhe rendin në Kosovë. Krimet e pandriçuara kundër policëve të Policisë së Kosovës janë inkurajim për krimin e organizuar dhe kriminelët e të gjitha ngjyrave”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE