English

Konferencë në Shkodër për forcimin e dialogut ndër-etnik dhe fetar

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Dialogu mes entive dhe feve do të ndryshme do të jetë pjesë e një konferencë që do të zhvillohet nesër në qytetin e Shkodrës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuojë për një dialog sa më të mirë konstruktiv në çështjet për sigurinë midis shteteve të Europës jug-lindore.

Objekti kryesor stabiliteti në rajon brenda kufijve të besimit fetar dhe tolerancës etnike, si një dimension thelbësor në procesin e politikbërjes në kuadër të sigurisë në Europën jug-lindore.

Konferenca me temë : “Dialogu për stabilitetin e Ballkanit, forcimin e dialogut ndër-etnik dhe ndër-fetar në Europën jug-lindore”, që do të drejtohet nga Qendra për Bashkëpunimin dhe Sigurinë (RACVIAC ) dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Në aktivitetin që do të zhvillohet në sallën e hotel ‘Grand Europa’ të qytetit të Shkodrës, do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i cili do të mbaj edhe fjalën e mirëseardhjes.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë autoritetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Pushtetit Vendor.

a.k/NOA

KOMENTE