Tiranë, 24 nëntor, NOA Update – “Kush të ka penguar që në 12 vjet të ndërtosh një rrugë apo një tramvaj për qytetarin e Tiranës? Askush. Vetëm ideja jote e Bllokut. Viheni re si i mbahet goja kur shqipton fjalën ‘popull’ nga frika e tij”.
Kështu ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut, kreu i qeverisë në mbledhje qeverie, duke e kritikuar për gjendjen e rëndë të transportit publik të Tiranës, por edhe aktin e heqjes së aboneve ndaj qytetarëve.
“Qeveria të ka penguar ty të ndërtosh kanalet në Komunën e Parisit, apo te Myslym Shyri? Jo, sepse ajo të ka dhënë fonde, që i ke përdorur për fondet e partisë, për të shkruar artikuj kundër Shqipërisë”, shtoi Berisha në adresë të Edi Ramës.
n.e/NOA