English

LSI: Godina e partisë, pronë e një miku të Ramës

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për akuzat që i janë bërë kryetarit të saj Ilir Meta në lidhje me pasurinë. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama ka deklaruar se akuzat e opozitës janë hipokrizi.

Ai u shpreh se godina në të cilën ndodhen zyrat e LSI-së është pronë e një mikut të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe, LSI-ja e ka marrë me qera atë.

Për ta kuptuar ju se sa e pabazë, se sa e pacipë është kjo mori akuzash më lejoni të shpjegoj, që godina qendrore e LSI-së është në pronësi të një mikut të Edi Ramës", tha Rama.

Ai përmendi dhe emrin e pronarit të saj duke theksuar se LSI-ja është një subjekt që e ka marrë me qera këtë godinë. "

"Është në pronësi të qytetarit Muharrem Berisha, kampion i njohur, ish-sportist i njohur i Dinamos, në kohën kur edhe Edi Rama vishte bluzën e Dinamos dhe nëse Edi Rama ka ndonjë merak për vërtetësinë apo për gjithçka lidhet me pronësinë e kësaj godine t’i drejtohet mikut të tij dhe të marrë informacionin e nevojshëm më përpara se të nxjerrë në ekran për të keqpërdorur apo për të akuzuar individë pa integritet moral, politik dhe qytetar”, tha sot Rama.

Rama ka theksuar se Partia Socialiste mund të vazhdonte me akuzat e saj vetëm në rast se Prokuroria dhe institucionet e tjera do të kishin dhënë një vendim për këtë çështje.

Rama ka folur dhe për problemin e trafikut të Tiranës dhe e ka cilësuar si të papërgjegjshme sjelljen e kreut të Bashkisë, Edi Rama.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE