English

Lufta në Kore, SHBA marrëveshje për stërvitje ushtarake

Uashington, 24 nëntor, NOA - Pas sulmit me granata kundër Koresë së Jugut, SHBA i ka siguruar mbështetje partnerit të saj të ngushtë.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe homologu i tij koreanojugor Lee Myung Bak ranë dakord për manovra të përbashkëta të forcave të armatosura.

Manovra e parë sipas njoftimeve nga Seuli do të zhvillohet ditën e dielë. Në të njëjtën kohë Obama i bëri thirrje shteteve aziatike të jenë të bashkuar në qëndrimin ndaj Koresë së Veriut.

Të gjitha vendet e rajonit duhet ta kenë të qartë, se vendi komunist është një rrezik serioz dhe i vazhdueshëm, tha Obama për kanalin amerikan ABC.

Të martën forcat e armatosura koreanoveriore qëlluan një numër të madh granatash mbi ishullin Yeonpyeong. Si pasojë u vranë dy ushtarë koreanojugorë, shumë ushtarë të tjerë dhe civilë u plagosën. Një numër i madh shtëpish u dogjën.

NOA/DV

KOMENTE