Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, do të zhvillojë nesër, datë 25 nëntor, një vizitë në Durrës, ku do të takohet me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe kryetarin e Këshillit të Qarkut.
Në orën 13:00 Ambassadori Wollfarth do të vizitojë Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ku do të bëjë disa dhurime.