English

Pengmarrja, Romeo Leka luan teatër në sallën e gjyqit, ngacmon gazetaren e sekretaren

“O zemër”, iu drejtohej ai, fillimisht një gazetareje e më pas një të dyte. Në momentin që sekretarja gjyqësore ka hyrë në sallë, ku sapo është ulur në tavolinën e saj, i pandehuri i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ti je kaq e bukur sa je për t’u marrë peng në Amerikë jo këtu”

Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA Rid Bulku – Pas grabitjes së bankës, si dhe pengmarrjes së një vajze të re tek “Libri Universitar”, Romeo Leka ka përmendur sot sërish fjalën rrëmbim, këtë radhë nga kafazi i sallës së gjyqit.

Sapo është shoqëruar në kafaz nga forcat e policisë, pasi i janë hequr prangat dhe është ulur në një prej karrigeve, 25-vjeçari, ka nisur të ngacmojë vajzat që ndodheshin prezente në seancë.

“O zemër”, iu drejtohej ai, fillimisht një gazetareje e më pas një të dyte. Në momentin që sekretarja gjyqësore ka hyrë në sallë, ku sapo është ulur në tavolinën e saj, i pandehuri i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ti je kaq e bukur sa je për t’u marrë peng në Amerikë jo këtu”.

Në momentin që trupi gjykues, i kryesuar nga Gurali Brahimllari ka hyrë në seancë, i pandehuri i është drejtuar duke i thënë përse nuk mund të fliste, kur njeri ishte.

Gjykata ka vendos që seancë të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Në momentin që të pranishmit po dilnin jashtë, si dhe prokurori nisi që të lexonte akte nga dosja, Leka ka vazhduar të flasë më fjalë fyese, duke kujtuar të dashurën e vet dhe hiret e saj.

Në këto kushte, gjykata ka urdhëruar edhe nxjerrjen e tij nga salla.

Në ditët në vazhdim pritet që gjykata të lexojë akt-ekspertimin e gjendjes psikologjike të Lekës. Për gjendjen e tij psikologjike ka mbërritur edhe një përgjigje nga Amerika, ku i riu ka jetuar për disa vite.

Po ashtu, në gjykatë pritet që të lexohet edhe një akt-ekspertimi të të kryer nga mjekët ligjore të vendit tonë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Romeo Leka ka ndodhur më 19 mars të këtij viti, ku pas grabitjes me armë të filialit të bankës “Raiffeisen” në hotel “Rogner”, u largua në drejtim të Librit Universitar së bashku me thesin me lekë që kishte me vete, shuma e të cilave arrinte në 30 milionë lekë të vjetra.

I gjendur i rrethuar nga forcat e policisë, Leka mori peng vajzën e vitit të parë të Fakuletit Juridik, Lori Hatellari. Sipas hetimeve, i pandehuri tentoi të merrte një makinë që ndodhej e parkuar pranë Librit Universitar, ku ai shëtiste duke mbajtur nga njëra dorë studenten Hatellari dhe nga dora tjetër pistoletën, për t’u arrestuar më pas nga policia në befasi.

Leka akuzohet se 21 ditë përpara se të bënte vjedhjen e bankës, si dhe të merrte peng studenten ka vrarë me thikë në Greqi Renato Krasniqin.

Po ashtu, një ditë përpara se të kryente vjedhjen e 30 milion lekëve, Leka ka tentuar të vjedhë filialin e bankës Union Bank në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, si dhe ka tentuar të vjedhë me armë një taksist në Unazë të Re në Tiranë.

r.b/NOA

Lajmin e plotë e gjeni këtu. Më shumë foto te Galeria

KOMENTE