Iran, 24 nëntor NOA - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do të hedhë në ankand makinën e tij, ku të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen do të shkojnë për financimin e një projekti për strehimin e popullit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies dhe i Sigurisë Shoqërore, Mashuli.
“Me këtë veprim bamirësie Ahmadinexhad, ka ofruar Peugeot për tu nxjerrë në ankand dhe kjo ka ndodhur gjatë një takimi të donatorëve të projektit të ndërtimit Mehr, i cili u mbajt ditën e djeshme”, - tha Mashuli.
Ai ka shtuar se ankandi do të bëhet ndërkombëtar dhe çmimi fillestar do të bëhet shumë shpejt i njohur.
r.b/NOA