English

PS: Mocion me debat në kuvend për krizën dhe opinionin e KE

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Pas mbledhjes së sotme grupi Kuvendor i Partisë Socialiste i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për një mocion me debat mbi krizën politike në vend dhe zgjidhjen e saj përmes një rezolute, si dhe kritikat e shprehura në raport progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë zgjidhjen e krizës politike përmes një debati të hapur në kuvend dhe ata garantojnë se janë të gatshëm për zgjidhjen e saj gjithnjë në vlerësim të kritikave të Komisionit Europian ku u theksua se objektivat për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk u plotësuan, ku kritika binin edhe mbi mosfunksionimin e parlamentit.

Kërkesa përmban gjashtë pika, për të cilat socialistët kërkojnë debat në parlament

Në të mirë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Pikërisht mbi këtë lajtmotiv, ata kanë përpiluar edhe një rezolutë ku kërkojnë që si deputetë të zgjedhur të angazhohen për zgjidhjen e krizës përmes një procesi politik dhe institucional, që synon që progres raporti i KE-së, të kthehet në një platformë politike.

Në një nga pikat e mocionit me debat, opozita kërkon zgjidhjen e krizës duke kërkuar që të merret parasysh oferta më e fundit për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes ngritjes së një komisioni hetimor me shumicë dhe drejtim nga opozita, me mandat të plotë për hetimin e kutive të materialeve zgjedhore.

Dotë jetë pikërisht fillimi i hetimit të kutive të materialeve momenti kur opozita garanton se do të bashkëpunojë me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Madje në rezolutë opozita kërkon që kuvendi të marrë mbi vete përgjegjësitë për refuzimin e statusit kandidat, pasi ai nuk ka funksionuar si duhet për të garantuar dialogun konstruktiv mes forcave politike.

PS, një një tjetër pikë të mocionit me debat, që pritet të shqyrtohet nga Kuvendi brenda 30 ditësh, thekson se duhet të sigurohet pavarësia kushtetuese dhe financiare e sistemit të drejtësisë, e për këtë të ndërmerret një nismë e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.

mit/NOA
KOMENTE