English

Rama: Shqipëria u refuzua nga KE, ndaj kërkuam mocion debati

Tiranë, 24 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Pak minuta më parë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nënvizuar përpara mediave arsyet sepse Shqipëria u refuzua nga KE, për marrjen e statusit kandidat, të nënvizuara në një mocion me debat të dorëzuar sot në kuvend pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Sakaq, kryetari i Partisë Socialiste shpalli vetëm pak çaste më parë se ai ka edhe një ofertë të re për mazhorancën dhe ajo është mos dërgimi i asnjë kërkese në asnjë gjykatë, për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 që prej më shumë se një viti e gjysmë, nga opozita kërkohet hetim dhe transparencë.

Rama tha se nuk do të ketë asnjë ankesë dhe asnjë kërkesë nga opozita për Gjykatën Kushtetuese dhe as për Komisionin e Venecias apo struktura të tjera ndërkombëtare të drejtësisë.

***

Duke parashtruar kërkesat e mocionit me debat që janë gjashtë dhe Rama theksoi se “Ne dëshirojmë të nisim një debat ku të tregojmë vullnet për të parë të vërtetën me sy me ata që nuk kanë qenë të gatshëm të ulen me ne në një tryezë për të zgjidhur krizën”.

“S’ka dyshim tha Rama që debati synon të vërë në lëvizje procesin politik dhe përfshin përgjegjësinë e kuvendit, dhe veçanërisht kryetares së Kuvendit, por edhe më shumë se kaq”, tha Rama, për t’i dhënë fund maskaradës së talljes me publikun dhe opinionin ndërkombëtar për të ashtuquajturën mungesë të një oferte të shkruar. “Mendoj se veçanërisht në këtë periudhë pas zgjedhjeve të grabitura të 28 qershorit dhe veçanërisht javët e fundit shqiptarët kanë parë se politika shqiptare është peng mes dy botësh pikërisht sepse vizioni i atyre që sot sundojnë Shqipërinë është mendësi e të shkuarës, dhe që instrumenta për veprim kanë shkeljen e ligjit dhe arbitraritetin e dhunën me të gjitha format, në një sundim të shtrirë vertikal që i pengon njerëzit të jenë të lirë për të vënë në jetë idetë e tyre dhe energjitë e tyre”, tha Rama.

Duke folur për opinionin e KE-së, rama tha se “Nga njëra anë është bota e Saliut që e sheh opinionin e KE-së si një dokument e jo si problematikë për funksionimin e shtetit dhe demokracisë, e nga ana tjetër jemi ne me problemet e përditshme që jemi të gatshëm ta shohim këtë opinion si një pasqyrë të një gjendje të rëndë, e pasqyruar në mënyrë objektive”, tha rama.

“Parlamenti tha Rama duhet të hapë kutitë e materialeve zgjedhore, duke hapur kushtet për të nisur bashkëpunimin me opozitën.

“Të gjitha këto probleme tha Rama janë detyrimet e drejtpërdrejta për Shqipërinë dhe në radhë të parë për qeverinë e vendit, e në këtë pikë, kyç është parlamenti që duhet të thotë fjalën e tij, pasi ky është në fokusin e kritikës së KE-së, madje i identifikuar si një prej problemeve që pa u zgjidhur nuk mundësoi statusin e kandidatit për në BE”, cilësoi Rama.

KOMENTE