English

Rezultatet për nëntëmujorin e vitit 2010, Alpha Bank del me fitim

Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA/ R. Bulku - Alpha Bank në Greqi shpalli dje rezultatet për nëntëmujorin e parë të vitit 2010, duke raportuar 137.7 milion euro fitime neto. Ajo raportoi 21% të kredive nga SEE dhe 23% kontribut në fitimet para taksave. Alpha Bank në Shqipëri shënoi një rritje me 10.4% në depozita.

Depozitat arritën vlerën 425 milionë euro, kurse kreditë arritën 518 milionë euro. ekspertët evidentojnë se këto tregojnë forcim pozicioni te kapitalit me mjaftueshmëri kapitali dhe raport bazë në një nivel rreth 9%.

Një profil i fortë likuiditeti i cili lejon reduktimin dhe përdorimin e fondeve të ECB dhe përmirësim i kredive me probleme dhe përforcim në provizione, evidentojnë ekspertët.

Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit deklaroi “Greqia është duke bërë përpjekje shtesë për rikthim në rrugën e stabilitetit dhe rritjes. Në këtë konjukturë të vështirë, modeli ynë i biznesit ka treguar qëndrueshmëri ndërkohë ka qenë i fokusuar në mbështetjen e klientëve në Greqi dhe investimeve tona në Europën Juglindore (Shqipëri, Rumani, Bullgari, Serbi, Ukrainë dhe FYROM), një rajon i një rëndësie fondamentale në zhvillimin tonë në të ardhmen. Për të arritur këtë, i kemi dhënë prioritet ruajtjes së kapitalit standard dhe për të mbajtur pozicionin tonë të likujditetit i cili është një avantazh konkurrues për tani dhe më tej”.

Mantzounis, drejtori i Alpha Bank deklaroi: “Në këtë periudhe te vështirë të ekonomisë Alpha Bank ka arritur një tjetër tremujor fitimprurës. Ne kemi ndërmarrë një ulje risku taktike te portofolit tonë të kredive për të përmirësuar më tej pozicionin tonë të kapitalit dhe likuiditetit, ndërsa rregullorja ndërkombëtare rreth Basel III, po merr formë, ndërkohë vazhdojmë të mbajmë vështrimin tonë në platformën e kostove gjatë gjithë vitit. Risku ynë i ulët i Bilancit dhe cilësia jonë e mirë e pozicionit të kapitalit bazë mundësojnë implementimet e standardeve të reja të kapitalit”.

r.b/NOA

KOMENTE