Tiranë, 24 nëntor, NOA – Kryesocialisti Edi Rama i kërkoi para pak minutash parlamentit të hapë kutitë e materialeve zgjedhore për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në mënyrë që të nisë bashkëpunimi me opozitën për reformat e mëtejshme, pasi Shqipëria s’duhet të humbasë trenin tjetër për t’u integruar në BE.
Ai kërkoi sakaq që parlamenti duhet të fuksionojë dhe duhet të vendosë kontroll kushtetues mbi qeverinë.
Por kreu i opozitës kërkoi edhe nga Kreu i KQZ-së, që të mos ketë më zgjedhje me lista të rrëmujshme.
Ndër të tjera, kryesocialisti Rama theksoi se duhet të merren masat për krimin e organizuar dhe korrupsionin, të kritikuara edhe në opinionin e KE-së për statusin e vendit kandidat.
Por, në vëmendje të kryesocialistit, ishte edhe një pikë e kritikuar për mungesën e strategjisë për pronat, një e drejtë e nëpërkëmbur deri më sot.
“Duhet transparencë shembullore që të krijojmë një legjislacion për pronat, e cila është çështja e madhe e pazgjidhur, “thembra e akilit” të shoqërisë shqiptare, burimi i konflikteve në të gjithë vendin, shkak për të cilin tha Rama është kapja e shtetit për interesat e pushtetit, një çështje ku shfaqet në mënyrë spektakolare mungesa e drejtësisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut.Vijon...
mit/NOA