Krujë, 24 nëntor, NOA – Forcat policore të Durrësit kanë ndaluar në flagrancë 39-vjeçarin Arben Kasalla, banues në Fushë-Krujë.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Krujës për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, e mbetur në tentativë.
Kjo pasi më datë 19.11.2010, ka tentuar të vjedhë me dhunë bagëtinë e një banori të Fushë-Krujës, 39 vjeç dhe pas konstatimit prej tij, e ka goditur me grushta këtë të fundit dhe është larguar.
Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Krujës.
n.e/NOA