English

U kap duke vjedhur tela alumini te fabrika “Colacem”, ndalohet

Lezhë, 24 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës bënë sot ndalimin e 30-vjeçarit Paulin Preçi, me banim në fshatin Kallmet të Lezhës, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ndalimi i tij u bë për arsye se ky person në bashkëpunim me 20-vjeçarin Simon Z., edhe ky me banim në fshatin Kallmet, i cili është shpallur në kërkim me datë 22.11.2010, kanë vjedhur një sasi teli alumini tek shtyllat elektrike të Firmës së Çimentos “Colacem”, në fshatin Raboshtë të Lezhës.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE