Tiranë, 25 nëntor, NOA – “Fluksi i madh dhe i papërmbajtur turistësh drejt Shqipërisë është një frymëzim i madh për qeverinë time dhe shqiptarët në tërësi, për të patur një vështrim të ri ndaj vendit të tyre”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha gjatë një konference për turizmin, duke theksuar se është fakt se në të katër anët e vendit, të gjithë flasin për potencialet turistike, dhe se sipërmarrësit kanë të drejtë pasi këto potenciale janë të pranishme kudo dhe ndër më të çmuarat.
“Vështirë se mund të gjesh një territor të vogël sa Saranda që të ketë një trashëgimi mahnitëse kulturore të të gjitha kohërave”, tha ai.
Duke shtuar se vlerat nuk qëndrojnë vetëm te ujërat dhe plazhet e mahnitshme, sesa tek vlerat historike dhe tradicionale.
Turizmi sipas Berishës në vendin tonë, ka edhe një vlerë morale, duke iu referuar traditës së mikpritjes së shqiptarëve.
“Shqipëria ka nukuri mahnitëse, avantazhin e madh të jetë e vendosur e rrethuar nga shtete me potenciale të mëdha dhe traditë turistike më të forta se ajo”, shtoi Berisha.
Duke përmendur në këtë aspekt, Kroacinë apo Malin e Zi dhe Greqinë, të cilët i ka konsideruar si magnete të fuqishme të tërheqjes së turistëve nga e gjithë bota, faktor të cilin e ka cilësuar si rëndësishëm për fluksin e madh të tyre në vendin tonë vitet e fundit ...(vijon)
n.e/NOA