Tiranë, 25 nëntor, NOA – Për të hetuar dhe trajtuar në mënyrë më konkrete dhunën në familje autoritetet shqiptare do të kenë dhe një institucion të ri që ka të bëjë me specialistët e kësaj fushe.
Bëhet fjalë për të specialistët e Dhunës në ambientet Familjare dhe Mbrojtjes së të Miturve. Specialistët e parë do të certifikohen nesër në një ceremoni të veçantë, në orën 11.00’, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë.
Certifikimi i specialistëve të Dhunës në ambientet Familjare dhe Mbrojtjes së të Miturve realizohet nga Qendra për Këshillimin e Grave dhe Vajzave.
Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar, Zv/Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale Zonja Filloreta Kodra, Përfaqësues të Shoqatës Kundër Dhunës në Familje, Përfaqësues të Linjës së këshillimit të grave e vajzave në Shqipëri, si dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.
a.k/NOA