Durrës, 25 nëntor, NOA – Ndërsa në Tiranë kanë nisur 16 ditët kundër dhunës që zunë fill me një protestë të grave para parlamentit me sloganin “Bëhu aktiv-denonco dhunën”, policia e Durrësit duket të jetë ndërgjegjësuar menjëherë dhe ka plotësuar një kërkesë-padi për lëshimin e Urdhërit të Menjërshëm të Mbrojtjes për një 24-vjeçare që banon në Durrës, e cila kishte paditur bashkëshortin e saj shtetasin 34 vjeçar me iniciale H.P, pasi ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, një fenomen i kudondodhur në familjet shqiptare.
34 vjeçarja e ka paditur burrin e saj në polici pasi e rrihte, kërcënonte e ofendonte sistematikisht.
Gjithashtu policia e Durrësit bën me dije se një tjetër kërkesë padi për lëshim të Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes u plotësua edhe për një 46-vjeçare, banore e rrethit Durrës, e cila deklaroi se bashkëshorti i saj, shtetasi L.K., 49 vjeç, ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e psikologjike, duke e rrahur e kërcënuar.
Materialet proceduriale lidhur me dy rastet në fjalë iu kaluan për ndjekje Gjykatës së Durrësit.
Të dy këto urdhërarreste vijnë ndërkohë kur në Shqipëri nga data 25 nëntor- 12 dhjetor do të organizohen 16 ditët kundër dhunës dhe mbrojtjes së të drejtave të grave, aktivitete të cilat po organizohen nga Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare.
mit/NOA