Tiranë, 25 nëntor, NOA – Përdorimi i elementëve narkotikë nuk është problem vetëm për shkollat, apo ambientet e tjera publike. Rasti më i fundit i kapur dje nga Policia e Tiranës ka të bëjë me futjen e lëndëve narkotike në burgje.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve kanë arrestuar një 19 vjeçar që ka tentuar të fusë në burgun e Vaqarrit dy gramë hashash.
Ai quhet Klajdi Bashkim Bejko dhe banon në qytetin e Tiranës.
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 13.00’.
Bejko ka hyrë në ambientet e këtij burgu, me një pako brenda së cilës kishte rreth 2 gr. lëndë e dyshuar “Cannabis Sattiva”.
a.k/NOA