English

Gjendet trupi i 22-vjeçarit që ra në lumë me makinë

Pukë, 25 nëntor, NOA – Pas rreth 12 orë kërkimesh policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të një 22-vjeçari që u rrëzua mbrëmjen e djeshme në lumin e fshatit Gjegjan në Pukë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se trupi i pajetë i Durim Bardhyl Nikollës u gjet mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00.

Nikolla u rrëzua së bashku me automjetin që drejtonte në ditën e djeshme rreth orës 22:30 në aksin rrugore Fushe-Arrëz –Gjegjan të rrethit Pukë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Tuneli i Gojanit”.

Nikolla udhëtonte me një makinë tip fuoristradë me targa të Laçit. Aksidenti mendohet se ka ardhur si pasojë e manovrimit jo korrekt. Pas daljes nga rruga makina ka rënë në lumin e fshatit Gjegjan, duke e marrë rrjedha e ujit përpara.

Pas sinjalizimit të policisë ka nisur dhe operacioni i kërkimit, ku kanë marrë pjesë shërbimet e Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, Shkodër, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, si dhe polumbarët e shpëtimit dhe forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Shkodër.

a.k/NOA

KOMENTE