Tiranë, 25 nëntor 2010, NOA UPDATE - Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka replikuar në Kuvend pas akuzave që i bërë kryeministri Sali Berisha, se në vitin 1997 iku në Greqi duke u veshur me rroba gruaje. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, pak minuta më parë, Ruçi u shpreh se iku nga vendi sepse kërkohej nga SHIK-u dhe punonjësit e “rahmetliut Bashkim Gazidede”.
Ai u shpreh se nuk ka mbajtur rroba grash siç e akuzoi kreu i qeverisë. “Mendo të veshësh Gramoz Ruçi dhe Berishën me rroba grash, do iknin të gjithë të pataksuar”, tha Ruçi.
Nga ana tjetër ai theksoi se u detyrua të largohej në vitin 1997 se rreth 20 spiunë të Shërbimit Informativ Shtetëror qëndroni përditë poshtë pallatit të tij.
“Kam ikur në mes ditës, siç jam veshur sot, se ata gjynahqar që i kishe marrë nga dhitë dhe i kishte bërë zabit nuk ishin të aftë”.
Ai u shpreh se punonjësit e SHISH në vitin 1997 qëndronin poshtë pallatit të tij dhe “qelbën dynjanë pasi hanin fasule në shkallët e pallatit”.
Ruçi u shpreh se burrërinë e politikanëve e vendosin shqiptarët. “Le t’i lëmë shqiptarë të gjykojnë si për burrërinë tënde ashtu dhe time, por minimumi të kishte burrërinë të rrije të dëgjoje, mua, deputetët tënd që rrinë si nxënës shkolle dhe deputetët e opozitës”.
***
Më herët, pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha në Kuvend ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së. Ruçi u ndal në deklarata e Berishës se ai është kryeministri në hije i PS-së duke i cilësuar këto si diversione.
“Unë Gramoz Ruçi e kam zgjedhur dhe e kam përcaktuar vet ambicien time politike, PS e ka zgjidhur një herë e se kush e ka zgjidhur se kush është kryeministër”, u shpreh Ruçi duke nënkuptuar kryetarin aktual të PS-së, Edi Rama.
Por në deklaratë e tij Ruçi bëri dhe një paralelizëm me dënimin e krimeve në vend.
Ai u shpreh se dy të burgosur për tentative vrasje dhe vjedhje i kanë kërkuar amnisti, duke deklaruar se nuk kanë bërë asgjë më shumë se Sali Berisha.
“Pra një muaji dy të dënuar i bën një letër Grupit Parlamentar të PS-së për të bërë një amnisti. Njëri ishte dënuar për një tentativë vrasjeje, tjetri ishte dënuar për vjedhje të tre milionë lekëve. U ktheva përgjigje se Grupit Parlamentar i PS nuk mund të marrë nismë pasi këto vepra janë të pa amnistueshme”, tha Ruçi.
Më pas përmendi dhe përgjigjen e dy të burgosurve duke bërë paralelizmin me kryeministrin Sali Berisha.
“Ata më kthyen përgjigje Z, Ruçi se çfarë kemi bërë ne e dimë dhe fajin e pranuam. Por me vjen keq që ti si kryetar grupi dëgjon një kryeministër që vjedh miliona dhe vetëm me një të shtënë vrau 26 njerëz. Dua të them që mos e quaj veten të pazëvendësueshëm, kushdo në këtë sallë mund të jetë kryeministër”, tha Ruçi
Kreu i Grupit të PS-së u shpreh se kryeministri Berisha duhet të pranojë humbjen e pushtetit. “Mos e përjeto keq lënien e pushtetin se të bën keq nga ana shëndetësore”, tha Ruçi.
Ai e cilësoi daljen e kryeministrit Berisha në Kuvend pasdite si dalje për edicionin informativ të mbrëmjes.
a.k/NOA