SHBA, 25 nëntor NOA - John Travolta dhe Kelly Preston janë tepër të lumtur për lindjen e Beniaminit. Fëmija ka ardhur në jetë ditën djeshme në një spital në Florida dhe është në shëndet të shkëlqyer. “John, Kelly dhe vajza e tyre Ella Bleu (10-vjeçare) janë tepër të kënaqur dhe shumë të lumtur - tha një zëdhënës i çiftit.
Është bukur të shtohet një anëtar i ri në familje. Si mamaja ashtu dhe vogëlushi janë në gjendje të mirë shëndetësore”, - shtoi ai.
Foshnja është një dhuratë e vërtetë nga qielli për aktorin dhe për gruan e tij dhe kjo pas vdekjes tragjike të Jett.
Ky i fundit, u nda nga jeta gati dy vjet më parë, në moshën 16 vjeçare, për shkak të një sulmi të fortë të helikopterit gjatë pushimeve me familjen në Bahamas.
Travolta, 56-vjeçar, kur zbuloi shtatzëninë e Kelly, tha: “Kjo është një mrekulli, ndjehemi të bekuar”.
r.b/NOA