Tiranë, 25 nëntor, NOA Update - Turizmi në Shqipëri vetëm gjatë stinës së verës punëson mbi 160 mijë punonjës sezonalë në Ultësirën Perëndimore, sipas një studimi të Bankës Botërore.
Këtë shifër kryeministri Berisha e ka përmendur gjatë një konference për turizmin, duke theksuar në këtë mënyrë se turizmi është një faktor vendimtar për zhdukjen e varfërisë.
“Prandaj qeveria e ka përparësuar dhe do ta përparësojë këtë degë me të gjitha potencialet e saj”, shtoi ai.
Duke theksuar se “2/3 e investimeve të bëra gjatë viteve t shkuara kanë qenë të dedikuara kryesisht ndaj turizmit”.
“Malet e Shqipërisë kanë një bukuri të rrallë dhe ato arrijnë të mbajnë borë jo më pak se malet e Austrisë dhe vendeve të tjera evropiane që kanë një turizëm të zhvilluar malor”, tha më tej Berisha.
n.e/NOA