English

Marka AEG e përmirësuar, prezantohet në Berlin

AEG hedh ne treg një seri të re produktesh, fushatë komunikimi dhe logo të re ne Berlin

Tiranë, 25 Nëntor 2010 NOA/ R.Bulku - Në mënyrë që ta sjelli markën edhe më afër konsumatorit, AEG ka marrë përsipër një rinovim të imazhit të saj. Rezultatet e këtij rinovimi po prezantohen në Berlin, në panairin e elektroshtëpiakeve.

Koleksioni i ri: një seri totalisht e re e elektroshtëpiakeve inkaso më një pamje të re dhe funksione të reja.

Gjuhë e re komunikimi: fushata të reja publiciteti, faqe internet si edhe materiali promocioni të reja.

Një logo e re: markës i është dhënë një pamje më e mprehtë.

“Sjelljet e konsumatorëve ashtu si edhe preferencat e tyre ndryshojnë, dhe në të njëjtën mënyrë duhet të ndryshojnë edhe markat e tyre, dhe ky ndryshim duhet te ndodhi në kohën e duhur”, shpjegon Darwazeh, Drejtori i Marketingut dhe Markës për Electrolux në Europë.

“Duke qenë se produktet janë mënyra sesi një markë mund të shprehet ndaj konsumatorit, neve vijmë me një pamje totalisht të re, e cila është unike, e pastër dhe e rregullt. Ne e quajmë “Koleksioni i ri”.

Përveç hedhjes së serisë “Koleksioni i ri”, ka edhe ndryshime të tjera në publicitet, faqen e internetit si edhe materialeve të promocionit.

“Publiciteti u bë më i theksuar dhe këndet e printimeve më të ashpra,” shpjegon Neil Gannon, Drejtor Eksperti Marketing në Electrolux.

“Duke qenë se audienca jonë e targetuar është shumë e përfshirë në media online, ne hodhëm në treg faqen tonë të re të internetit. Kjo faqe është përmirësuar përsa i përket lehtësisë në përdorim, ka më shumë informacion sesa vetëm për produktet tona në mënyrë që konsumatorët mund të frymëzohen.”

Me përmirësimin e fundit që bëri kjo markë, Grupi Electrolux do të theksojë mbështetjen e tij për markën AEG.

r.b/NOA

KOMENTE