Tiranë, 25 nëntor, NOA – Projekti i buxhetit të vitit të ardhshëm pritet që të diskutohet në seancën e sotme plenare, e cila pritet të fillojë pas pak minutash, ndërsa deputetët janë duke u mbledhur në sallë.
Ata do të diskutojnë sot në parim dokumentin e projektbuxhetit 201, gjë që pritet të shkaktojë debate të ashpra mes tyre, pasi opozita nuk është dakord me shumë pika të këtij dokumenti.
Deputetët e saj e kanë cilësuar atë si një buxhet elektoral, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme ...(vijon)
n.e/NOA