Tirane, 24 Nëntor 2010 NOA – Vranesirat dhe shirat edhe sot po dominojnë në te gjithe vendin. Shira me te konsiderueshem pritet te kete ne zonat veriore dhe ne ekstremin verior do te kete reshje debore.
Po ashtu vranesira dhe reshje debore do te kete pergjate kufirit Lindor ndersa zona jugore serish do te jene problematike nga shira te konsiderueshem, here pas here te shoqeruara me shkarkesa rrufesh.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën si dhe temperaturat, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Ne pjesen e dyte e dites problematike nga shirat me intensitet te larta do te jene zonat veriore Kukesi, Shkodra dhe Lezha por edhe ne qender te territorit sidomos ne kryeqytet do te bien shira te konsiderueshem.
Ne zonat malore verilindore dhe juglindore do te vijoje te kete reshje debore ne lartesine 800 metra mbi nivelin e detit.
Ne mbremje dhe gjate nates pritet nje fuqizim i vranesirash duke bere qe i gjithe vendi te kete shira me intensitet te larte.
Temperaturat e mengjesit do te pesojne renje me 3 grade por edhe mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi juglindor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim 5 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Euopian do te karakterizohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore, ku problematike situata do te vijoje ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit pasi shirat do te jene ne forme rrebeshi te shoqeruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa rrufesh.
Ndersa zona e Alpeve do te perjetoje stuhi te forta ere dhe reshje te dendura debore. Gjithashtu me reshje debore dhe stuhi ere do te jene europa verilindore dhe vendet skandinave.
Problematike ne keto zona do te jete renia e ndjeshme e temperaturave perjashtim ben Europa Jugperendimore ku dominues do te jene kthjellime por here pas here do te kete vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Alpet do te mbetet te alarmuar nga reshje debore dhe stuhi te forta ere;
Rajoni Bask i Spanjes rrezikohet nga reshje debore dhe stuhi ere.
e.r/NOA