English

Sot mbledhja e Kryesisë së LSI-së, diskutohet për zgjedhjet vendore

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe zgjedhja e drejtuesve të LSI-së në disa qarqe të vendit do të jenë tema kryesore e mbledhjes së Kryesisë së LSI-së gjatë ditës së sotme.

Mbledhja e forumit drejtues të LSI-së do të zhvillohet sot në orën 17:00, në ambientet e LSI-së.

Në rendin e ditës janë miratimi i kandidaturave për kryetar të njësive vendore në Tiranë, dhe Kryetar të LSI-së në Qarkun e Fierit, Beratit, dhe Elbasanit.

Gjithashtu në këtë takim do të flas dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili do të ndalet gjerësisht në situatën politike që po kalon vendi, organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore, dhe rolin e LSI-së në proceset integruese të vendit.

a.k/NOA

KOMENTE