Prishtinë, 25 nëntor, NOA - Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan së fundmi tubime publike me qytetarët në komunat e Besianës, Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Vitisë, Sharrit si dhe të Ferizajt. Së pari në Besianë, ku të pranishëm ishin rreth 100 qytetarë, folën Albin Kurti, bashkë me aktivistët Ali Lahu, Rexhep Selimi, Flaka Dika e Sylejman Pireva.
Kurti, i cili shpalosi programin politik të Lëvizjes duke u koncentruar më shumë në dy shtyllat kryesore të këtij programi, që janë shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik. “Lëvizja Vetëvendosje! është shumë e fuqishme për dy arsye: sepse ka program të fuqishëm dhe për shkak se ka organizim të fuqishëm. Pavarësia e Kosovës është vetëm formale, ngase ajo nuk erdhi si rezultat i së drejtës për vetëvendosje. Lëvizja është mundësia e vetme për ndryshime”, tha ndër të tjera Kurti”.
Kure ne Pejë, u takuan banorët e Vitomiricës të Treboviçit si dhe të Naberxhanit.
Para qytetarëve të pranishëm, Bajram Binaku foli për historikun e Lëvizjes si dhe shpalosi programin politik “Bashkë është e mundshme”.
Pastaj fjalën e mori, Avdi Shkreli i cili ndër të tjera tha se “Lëvizja është për ndryshimin e karakterit të shtetit dhe të kulturës qeverisëse në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”. Në Prishtinë, Lëvizja mbajti tubim me banorët e Besisë e të Lebanëës. Formimit të Pikës i parapriu shpalosja e programit politik të Lëvizjes.
Aktivisti Nezir Myrtaj shpalosi pikat programore ndërsa në diskutim me qytetarët u angazhuan edhe aktivistët Florie Drevinja, Skënder Limani, Jashar Alia, Agim Sylejmani e Jusuf Demiri
Pas shpalosjes së Programit dhe diskutimit të zhvilluar, pjesëmarrësit e tubimit u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje! dhe u zgjodh Këshilli i Pikës për këto fshatra.
Tubim tjetër u mbajt edhe me qytetarët e fshatrave Bardhosh, Trudë dhe Milecë të komunës së Prishtinës.
Takime të tilla pasuan më tek ditën e djeshme edhe në Gjilan, më Kaçanik, në Prizren dhe në Viti, Ferizaj.
“Jemi ndryshe nga politikanët tjerë, ne duam që politikën ta kthejmë tek qytetari, pakënaqësia është rezultat i shkëputjes së politikanëve nga qytetarët. Kemi nevojë për një organizim të fuqishëm të përbashkët, dhe për një ideal. Pikërisht, Lëvizja Vetëvendosje! është bazamenti kryesor, dhe slogani i saj “Bashkë është e mundshme” thotë shumë”, thanë aktivistët gjatë këtyre takimeve.
n.e/NOA