Durrës, 26 nëntor, NOA – Një ngjarje që ka tronditur një familje në Durrës, mësohet se ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme.
Kështu, siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore të qytetit bregdetar, në banesën e saj, një 18-vjeçare, banore e qytetit të Durrësit, ka pirë një sasi detergjenti për larje rrobash.
Familjarët kanë bërë transportin e menjëhershëm të saj për në spitalin e Durrësit, dhe më pas për në Spitalin Ushtarak Tirane ku edhe aktualisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë, lidhur me rastin në fjalë u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA