English

Cosmote prezanton shërbimin Traveller, përfitojnë emigrantët shqiptarë

Athinë, 26 Nëntor 2010, NOA – Kompania helene e telefonisë së lëvizshme Cosmote, pjesë e të cilës është AMC në Shqipëri, ka prezantuar shërbimin më të ri Cosmote Traveller, përmes të cilit përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë.

Ky shërbim bën të mundur që të konsumohen minuta falas në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëri dhe më gjerë.

Mundësinë për të përdorur minuta bisedore falas në vende të ndryshme do ta kenë klientët e Cosmote që përdorin shërbimin Cosmote Traveller.

Më konkretisht, abonentët e kompanisë që udhëtojnë në vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Japoni, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikë e Jugut, Kore e Jugut, Singapor, Tajlandë dhe Hong Kong, mund të përdorin të gjitha minutat falas që u jepen nga Cosmote sipas programit tarifor që ata kanë zgjedhur, njësoj sikur të jenë në Greqi.

Gjithashtu mund të përftojnë thirrje hyrëse deri në 60 minuta për thirrje, me çmimin e ulët prej 2.58 euro për thirrje.

Cosmote Traveller është e vlefshme për të 27 vendet e Bashkimit Evropian por përfshin edhe Shqipërinë, Zvicrën, Turqinë dhe FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), me tarifën prej 0.83 euro për thirrje.

Në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, nëse janë abonentë të Cosmote mund të shfrytëzojnë shërbimin Cosmote Traveller dhe sa herë që të vijnë në Shqipëri por edhe nëse shkojnë në vende të tjera të sipërpërmendura, mund të përdorin minutat falas që u jepen nga programi tarifor që kanë, njësoj si të jenë brenda territorit të Greqisë.

e.r/NOA

KOMENTE