Angli, 26 nëntor, NOA - Kompjuteri i parë i prodhuar nga kompania “Apple” është blerë me një shifër rekord. Kompjuteri me numrin e serisë “1” u ble dje gjatë një ankandi 156 mijë euro. Pajisja elektronike me çmimin me të kripur, nuk ka vlerë për përdorim praktik. Blerësi i saj, italiani Marco Boglione, e ka paguar shumën marramendëse vetëm për rëndësinë historike.
Kompjuteri “Apple” është prodhuar në vitin 1976, në atë kohë mund të blihej me vlerën e 670 dollarëve.
Kompjuteri që shihni në foto, i blerë me çmimin më të shtrenjtë të mundshëm, nuk ka monitor, tastierë apo maus.
Për drejtuesit e ankandit kompjuteri është në gjendje të teknike duke pasur parasysh se bëhet fjalë për prototipin e parë të kompanisë së fuqishme “Apple”.
Bashke me kompjuterin është blerë dhe letra e udhëzimeve të përdorimit nga krijuesi i këtij prototipi, Steve Jobs.
Blerësi, Marco Boglione, i cili drejton një kompani prodhimesh interneti është një koleksionues i prodhimeve informatike.
a.k/NOA