English

“Dayli Mail”: Shqipëria, ylli i ri i Adriatikut, bregdeti i panjohur po hapet për turistët

Londër, 26 nëntor, NOA – Një prej gazetave më prestigjioze angleze, “Daily Mail” në një shkrim të sajin i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit turistik në Shqipëri. Duke vlerësuar me superlativa bukuritë natyrore të bregdetit shqiptar, në artikull theksohet se “Shqipëria është ylli i ri i Adriatikut”.

Gazeta prestigjioze ndalet dhe në interesin që ka zgjuar për investitorët britanik investimi në prona në vend. Sipas gazetës vendi ballkanik fsheh shumë sekrete, me brigje të bukura në Adriatik dhe Jon, si dhe me një panoramë malore mbresëlënëse.

Artikulli i plotë i “Dayli Mail”

Shqipëria është vetëm 45 milje larg Italisë, përmes Kanalit të Otrantos, por përherë është dukur sikur është vite larg.

Herë pas here një nga ekipet tona luan në Shqipëri në një ndeshje të rëndësishme futbolli, dhe po, është përmendur shumë për adhurimin e saj të madh për komedianin e vdekur Norman Ëisdom. Por kjo është gjithçka rreth saj.

Megjithatë, kombi ballkanik ka fshehur disa sekrete, kilometrat e vijës bregdetare shumë të bukur të Adriatikut dhe Jonit, dhe një pejsazh malor shumë të bukur.

Tani vendi është duke u hapur për investimet e huaja, ndërsa Ministria e turizmit shqiptare raporton numra në rritje të vizitorëve të huaj.

British Airways ka fluturime të rregullta drejt kryeqytetit, Tiranës, udhëtime që zgjasin tre orë, dhe aeroporti kombëtar është duke u modernizuar.

“Firma shumë-kombëshe po ngrenë bizneset në kryeqytet dhe rreth tij, duke krijuar nevoja për strehim me cilësi të mirë për njerëzit e vendit dhe të huajt, duke ngritur interesin e investitorëve të huaj për tregun e pronave të Tiranës”, thotë Bernard Eillis, përfaqësues i Albanian Acquisitions, një kompani që operon në tregun e pasurive të paluajtshme, e bazuar në Britani.

Qyteti ka gjithashtu disa universitet dhe akademi, “të cilat i japin një popullsi të re dhe një ndjenjë gjallërie”, thotë Ellis

Ekziston gjithashtu edhe një projekt për liqenin e Tiranës ku arkitektët e huaj me qendër në Rotterdam planifikojnë të krijojnë disa zona te reja duke përfshirë një rrugë të gjerë përreth liqenit.

Një zinxhir parqesh rreth liqenit do të jenë për vendosjen shtëpive, tarracave, pishinave të hapura publike, mjediseve të lojës, dhe ura për të ecur përsipër “resë blu” të pemëve Jacaranda.

Më tej në jug është Saranda, një pikë e nxehtë turistike e vendosur në një gji, midis maleve dhe detit Jon, me klimë Mesdhetare, bregdet të gjallë, bare dhe restorante

Qyteti i lashtë i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, ndërsa për rivierën shqiptare, “rruga përgjatë bregdetit midis Sarandës dhe Llogorasë është një mrekulli më vete”, sipas Ismet Terziu, i Albanian Properties.

NOA

KOMENTE