English

Festat e Nëntorit, aeroporti “Adem Jashari”, fluturim falas Tiranë-Prishtinë

Prishtinë, 26 nëntor, NOA- Aeroporti i Prishtinës tashmë do të quhet “Adem Jashari”. Bashkë me ndërrimin e emrit të aeroportit të Kosovës do të bëhet dhe promovimi i linjës ajrore, Tiranë – Prishtinë. Nesër në orën 14:00 Presidentit të Kompanisë së re ajrore “Illyrian Airways” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të organizojnë dhe fluturimin e parë falas mes dy kryeqyteteve shqiptare.

Rreth orës 13:30 pritet të aterojë aeroplani i kësaj kompanie i cili do të stacionohet në Aeroport dhe të dielën do të operojë fluturimin promovues Prishtinë- Tiranë dhe anasjelltas.

Udhëtimi i parë do të bëhet falas. Ndërsa ceremonia e vendosjes së emrit “Adem Jashari” do të bëhët më datën 28, ku do të marrin pjesë Presidenti i Kosovës Jakup Krasniqi, personalitete të tjera të larta shtetërore të Republikës së Kosovës, personalitete të larta nga Shqipëria, Maqedonia.

Të pranishëm do të jen përfaqësues të partive politike të Kosovës, familja Jashari dhe familje të tjera të dëshmorëve që kanë kontribuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës përgjatë gjithë viteve.

a.k/NOA

KOMENTE