English

Gjykata e EULEX dënon me burg kryetarin e Komunës së Ferizaj

Ferizaj, 26 nëntor 2010 - Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është shpallur fajtor për aksidentin e 21 majit të vitit 2009, me ç’rast kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin lënduar disa të tjerë.

Xhemajli është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim. Atij gjithashtu i ndalohet për tre vjet të vozisë automjet. Por ai nuk është ndaluar në burg, derisa të shqyrtohen ankesat e palëve dhe vendimi të bëhet përfundimtar. Mexhit Syla, avokat mbrojtës, ka paralajmëruar se do të bëjnë ankesë kundër këtij vendimi. Akuza për Xhemajlin Bajrush Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, 3 të Kodit Penal të Kosovës. Xhemajli, sipas aktakuzës, duke drejtuar veturën e markës Nissan Terrano nuk u është përmbajtur rregullave të komunikacionit. Me këtë rast në anën e majtë fillimisht e godet veturën e markës Volswagen, të cilën e drejtonte Ilir Gashi, i cili lëvizte në shiritin e vet, dhe pas këtij kontakti i pandehuri humb kontrollin mbi veturën duke kaluar ndarjen fizike gjithnjë duke u bartur kalon në kahen e kundërt, duke e goditur me këtë rast me anën e djathtë automjetin Mercedes, të cilin po e drejtonte Labinot Rrustemi. Si pasojë e kësaj, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i automjetit Mercedes, Labinot Rrustemi, Driton Bytyçi ka pësuar lëndime të rënda, pasagjerët Ilir Haziri dhe Bardhita Bytyçi po ashtu lëndime të rënda trupore dhe Vezire Bytyçi, lëndime të lehta trupore. Lëndime ka pësuar edhe vetë i pandehuri si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Express/

KOMENTE