Laç, 26 nëntor, NOA – Një 19-vjecar nga qyteti i Mamurrasit është arrestuar ditën e sotme pas vjedhjes dhe dhunës që ushtroi mbi një 61-vjeçare. I arrestuari me inicialet N. G, e ka sulmuar në një prej lagjeve të qytetit të moshuarën duke i marrë asaj nga krahu çantën që mbante me vete.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton gruaja që ju grabit çanta është punonjëse e Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e qytetit të Laçit.
19-vjeçari e ka sulmuar punonjësen e gjendjes civile gjatë kohës që ajo ka qenë duke ecur. Menjëherë është njoftuar policia për ngjarjen e rëndë dhe është shpallur në kërkim i riu N.G.
Nga çanta e 61-vjeçares me inicialet V.T, 19-vjeçari ka arritur të marrë shumën e 100 mijë lekëve të reja, si dhe një aparat celulari dhe disa dokumente të tjera.
N.G u arrestuar po sot nga policia, në orën 11.30 në banesën e tij në qytetin Mamurras.
a.k.NOA