Tiranë, 26 nëntor, NOA – Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë përsipër që të dhurojë në mënyrë periodike gjak për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.
Ka qenë ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe punonjës të institucionit që dhuruan sot gjak për Kryqin e Kuq Shqiptar, në kuadër të fushatës për fëmijët që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.
Haxhinasto u shpreh për mediat se të gjithë duhet të angazhohen në mbështetje të fëmijëve talasemik.
“Ministria e Jashtme do të angazhohet në një dhurim periodik tashmë për të dhënë kontributin e saj human. Çdo qytetar duhet të tregojë solidaritet dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të tilla”, tha ai.
Haxhinasto u bëri apel të gjithë qytetarëve shqiptar që të tregojnë ndjeshmërinë e duhur ndaj këtij fenomeni dhe të dhurojnë gjak.
a.k/NOA