English

Jenifer Lopez pushon nga puna zëdhënësen e saj

SHBA, 26 Nëntor 2010 - Aktorja dhe këngëtarja, Jennifer Lopez e ka përjashtuar nga puna zëdhënësen e saj Leslie Sloan.

Lopez i ka ndarë rrugët me Leslie Sloan dhe kolegen e saj Nanci Ryder – më të cilën punoi për gjashtë vjet – pasi kishte pasur një mosmarrëveshje me menaxherin e saj Benny Medina. Nanci ka refuzuar të komentoj mbi detalet e largimit por ka thënë se “mendon se Jennifer është fantastike dhe i vjen keq që nuk e prezanton atë më”. “Artistët dhe kompanitë që përfaqësojnë i kanë ndarë disa gjëra”, ka thënë Medina. “Ky është një lajm jo aq interesant, madje jo më interesant sesa ndryshimi i orendive të mija”, ka shtuar ai. Megjithatë, Jennifer ka shkarkuar nga pozita e saj zëdhënësen në një kohë kur karriera e saj është duke u forcuar. Ajo ka nënshkruar një kontratë me një kompani për krijimin e linjës së saj të modës me burrin Marc Anthony dhe është anëtare e jurisë në “American Idol”. /Express/

KOMENTE