Tiranë, 26 nëntor, NOA - “Shqiptarët dhe institucionet e saj kanë bërë progres të jashtëzakonshëm dhe ne mbështesim me të gjitha forcat përpjekjet e këtij vendi për integrim evropian”.
Ky është vlerësimi që ka bërë për situatën politike në vend dhe procesin e integrimit Presidenti i Fondacionit Robert Schuman, Dominique Giuliani, gjatë takimit të zhvilluar sot me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kreu i fondacionit të njohur ka vlerësuar rolin e Parlamentit në reformat për heqjen e vizave.
Ai është shprehur se vetëm brenda këtij viti janë miratuar me qindra ligje dhe marrëveshje të rëndësishme për standardet evropiane.
Nga ana e saj, Topalli ka vlerësuar kontributin e Gulianit për proceset integruese të Shqipërisë.
Ajo ka vlerësuar rolin që ka luajtur Fondacioni “Robert Schuman” në konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të së drejtës në vendin tonë”.
a.k/NOA