English

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2011, 4 miliardë USD

Tiranë, 26 Nëntor, NOA/ Eglantina Nasi – Pas një seance plenare maratonë, në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm, Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e opozitës, projekt-buxhetin për vitin 2011 i cili në total kap një vlerë prej 4 miliardë dollarësh amerikanë.

Buxheti mori 74 vota pro të deputetëve të mazhorancës, 1 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa nuk arriti të marrë asnjë votë të deputetëve të opozitës, ndërsa më pas, Kuvendi ka zhvilluar interpelancën e kërkuar nga deputeti Erion Braçe me kryeministrin Berisha.

Buxheti i vitit 2011 planifikon 409 miliardë lekë shpenzime, 368 miliardë lekë të ardhura dhe defiçit prej 40 miliardë lekësh, apo i shprehur ndryshe 3.5 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Mnistri i Financave, Ridvan Bode, prezantoi projektbuxhetin si një buxhet optimist, që me 409 miliardë lekë që ka në total, të parashikojë mbulimin e shpenzimeve, sidomos rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe të realizojë një rritje me 5.6% të të ardhurave për vitin tjetër.

Ministri Bode theksoi se ky buxhet mundëson një rritje ekonomike prej 5.5% dhe deficit buxhetor 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kreu i financave tha gjithashtu se borxhi publik do të jetë 59% dhe të ardhurat do të jenë 27.1% të GDP-së.

Përtej shifrave buxhetore, tashmë të bëra publike, ministri i Financave tha se edhe vetë buxheti është një shtysë për të rritur ekonominë në vitin që vjen, qoftë me investimet, qoftë me fondin 35 miliardë lekë për zhvillimin e rajoneve.

“Kjo është një zgjidhje për të mbajtur hapur kantieret e vendit, për të mbajtur hapur interesin për një kërkesë më të lartë në treg dhe për të bërë shpenzime të tilla që rikthehen në ekonomi përmes investimeve publike. Aspekti i dytë, që është po ashtu një koncept zhvillimor, ne mbështesim edhe në vitin 2011 zhvillimin e rajoneve”, - tha Bode.

Të dhënat e buxhetit 2011Buxheti 409 miliard lekë

Të ardhurat 368 miliard lekë

Defiçiti 40 miliardë lekë

3.5 % e GDP-së

Rritja ekonomike 5.5 %

Borxhi publik 59 %

KOMENTE