Seul, 26 nëntor, NOA – Koreja e Jugut, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e shtyjnë rajonin drejt “lojërave të luftës”.
Ky ka qenë reagimi i mbërritur nga Koreja e Veriut, lidhur me stërvitjen e përbashkët mes SHBA-ve dhe koreano-jugorëve, duke pohuar se një gjë e tillë paraqet rrezik strategjik.
Bëhet fjalë për një grup anijesh ushtarake, të cilat të udhëhequra nga aeroplanmbajtësja “George Uashington”, po drejtohen për në Detin e Verdhë, për të marrë pjesë në stërvitjen që do të nisë të dielën.
Kjo gjë po ndodh në një kohë kur vetëm para 3 ditësh, dy Koretë u përfshinë në një sulm të rëndë ajror mes tyre.
Sulmi me predha, që shkaktoi vdekjen e 4 personave, është një nga incidentet më të rënda mes dy Koreve që prej fundit të luftës së vitit 1953, që u mbyll pa një traktat paqeje.
n.e/NOA